Ligue 1

Goditja e parë në merkato, PSG paguan klauzolën e mesfushorit të kombëtares

PSG ka siguruar përforcimin e parë në këtë seksion të merkatos. Drejtuesit e kampionëve të Francës kanë paguar klauzolën prej 40 milionë eurosh për Vitinha, mesfushorin qendror që vjen nga Porto.

22-vjeçari debutoi me kombëtaren portugeze në muajin mars. Ai ka udhëtuar ditën e sotme drejt kryeqytetit francez për të kryer vizitat mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën me klubin e ri.

RMC Sport raporton se Vitinha do të firmosë deri në vitin 2027 me PSG-në. Kjo është aventura e tij e dytë jashtë Portugalisë pas huazimit te anglezët e Wolves në sezonin 2020/2021.

Drejtuesit e PSG-së kanë preferuar Vitinhan përpara Renato Sanchos, mesfushorit të Lille, për të cilin interesohen prej kohësh edhe kuqezinjtë e Milanit.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency