Gol Chicharito! Sarah Kohan do t’i dhurojë një fëmijë
Sarah Kohan, partnerja e re e Chicharito Hernandezit, sulmuesit meksikan të West Hamit, ka lajmëruar fansat se së shpejti do të bëhet nënë.
Modelja australiane ka postuar në Instagram një fotot të muajit të kaluar, kur gjendej për pushime në Havai:
“Fotoja e parë me barkun e e zmadhuar, tani është shumë më i madh dhe i bukur. Nuk arrij ta besoj që një fëmijë i vogël po rritet brenda meje. Sipas jush, sa javëshe isha në këtë foto? Një ndihmë, më shumë se 12”.
Ky mesazh ka vënë në garë fansat e saj për të dhënë përgjigjen e saktë.





