Serie A

Gol “titulli” i Fazios, Roma mposht në “frymën” e fundit Cagliarin

Një gol që mund të vlejë sa një titull. Një finalizim i Fazios në minutat shtesë kur gjithçka po shkonte drejt një barazimi 0-0 i dha tre pikë të çmuara Romës që mposhti 1-0 Cagliarin në kryeqytet duke u ngjitur në kuotën e 38 pikëve, 4 më pak se Napoli krysues por verdhekuqtë e Di Francescos kanë një ndeshje më shumë për të luajtur. Në minutën e 53-të Roma kishte mundësinë ideale për të kaluar në avantazh por Perotti e ekzekutoi shumë keq një penallti të fituar nga Dzeko të cilën e ndali portieri Cragno. Episodi deçiziv u regjistrua në minutën e 94-të kur Fazio devijoi drejt rrjetës një top të larguar jo mirë nga Cragno për t’i dhënë fitoren Romës. Goli ishte rregullt pasi për ta vërtetuar atë u desh edhe ndërhyrja e VAR-it me festën që në fund ishte e gjitha për verdhekuqtë dhe dëshpërimi për sardët.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency