Itali

Gola, kritika dhe dyshime/ Vera e çuditshme e Zaniolos mes Romës dhe Juves

Ka momente që përfaqësojnë një udhëkryq në jetën apo karrierën e një futbollisti. Për Nicolo Zaniolo-n ka ardhur ai moment, tani ai duhet të zgjedhë se cilën rrugë do të marrë, qoftë ajo e rinovimit dhe qëndrimit te Roma apo ajo e lamtumirës, me Juventusin gati për ta mirëpritur.

Kjo e fundit, të paktën tani për tani, duket më e mundshme edhe nëse në orët e fundit ka pasur një afrim në bisedime mes Romës dhe italianit.

“Jepini Mourinhos dhe stafit të tij ‘Nico të mirë’ dhe do e shihni çfarë do bëjë”- deklaroi së fundmi kapiteni i “verdhekuqve”, Pellegrini, raportojnë mediet italiane.

Polemikat për stërvitjet e humbura para nisjes për në Portugali u zbehën vetëm pas golit në Sunderland dhe het-trikut të djeshëm në ndeshjen familjare.

Nicolo ende nuk e di se cila do të jetë e ardhmja e tij mes Juventus qe prej kohësh e kërkon dhe Romës e Mourinhos që tentojnë ta bindin për të qëndruar te “verdhekuqtë”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency