Golashënuesi më i mirë i kampionëve, City i ofron rinovimin deri në 2025
Manchester City është shumë afër rinovimit me një nga titullarët e Pep Guardiolës. Drejtuesit e kampionëve të Anglisë po synojnë zgjatjen e bashkëpunimit me Riayd Mahrez, i cili ka edhe një vit kontratë.
Klube si PSG, Real Madrid, Milan dhe Juventus kanë shprehur interesim për kapitenin e Algjerisë, i cili u shpall golashënuesi më i mirë i ekipit të Guardiolës në sezonin e fundit (24 gola, nga të cilët 7 në Champions League).

Sulmuesin e djathtë e pret një rinovim deri në vitin 2025, teksa pritet t’i rritet edhe paga javore prej 160 mijë paundësh në javë. City shpenzoi 67 milionë euro për të marrë Mahrez nga Leicester City katër vite më parë.
31-vjeçari ka luajtur 189 ndeshje me “Cityzens” deri tani, duke realizuar në total në të gjithë kompeticionet 63 gola, ndërkohë që numëron edhe 43 asiste.
TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE
QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?



