Serie A

Golat i bën Interi, humb dhe penalltinë, por Milani ruan pathyeshmërinë

Milani ruan pathyeshmërinë në Serinë A, por nuk arrin të shkëputet në krye të klasifikimit, pozicion që e ndan me Napolin. Kuqezinjtë e Milanos barazuan 1-1 në derbin e Madoninnas, përballë Interit, në një sfidë emocionuese ku pati episode që ndikuan në rezultat.

Takimin e zhbllokoi Hakan Calhanoglu që në minutën e 11-të me 11-metërsh, ndërsa në gjashtë minuta më vonë de Vrij ishte i pafat teksa devijoi në mënyrë të pavullnetshme topin në portës e skuadrës së tij.

Në të 27-tën zikaltrit patën shansin e artë për të kaluar sërish në epërsi, por Lautaro Martinez gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Gjatë pjesës së dytë nuk munguan rastet, por rezultati nuk ndryshoi, mbeti ai i minutës së 17-të, 1-1.

 

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency