Video/ Golat më të bukur të javës së 11-të
Në javën e 11-të të Superiores u shënuan në total 19 gola, me një mesatare thuajse 4 gola për ndeshje. “Trau u hap” në Kastrioti-Kukësi 1-6 dhe Laçi – Dinamo 5-0, ndërsa sfidat me më pak gola ishin Egnatia – Tirana 0-2 dhe Teuta – Vllaznia 1-1. Nga 19 finalizimet e kësaj jave, redaksia e SuperSportit ka përzgjedhur tri prej tyre, si më të bukurit. Nuk mund të mungonte goli i shënuar nga Arinaldo Rrapaj, që zhbllokoi sfidën në Partizani – Skënderbeu 2-1, ndërsa dy rrjetat e tjera të përzgjedhura janë: goli i Liridon Latifit, që shmangu humbjen e Vllaznisë dhe goli i katërt i Laçit nga pesë në total në portën e Dinamos, i shënuar nga Giundo.



