Futboll

Goli i Bytyqit nuk mjafton, Fenerbahce përmbys Konyasporin, të tre shqiptarët titullarë

Skuadra e Konyasporit, në Superligë e Turqisë, në radhët e së cilës luajnë tre futbollistë shqiptarë, nuk ia doli të merrte pikë në fushën e Fenerbahces më duelin e drejtpërdrejtë për zonën Champions. Skuadra nga Stambolli fitoi me përmbysje 2-1 dhe tashmë diferencë mes dy skuadrave nbë klasifikimin e përgjithshëm është reduktuar në vetëm dy pikë (55 Konyaspori dhe 53 Fenerbahce.

Sokol Cikalleshi dhe Endri Çekiçi, lojtarë të Kombëtares Shqiptare, si dhe “dardani” Zymer Bytyqi u aktivizuan titullarë, madje sulmuesi anësor i Kosovës realizoi golin e parë të sfidës në minutën e 35-të.

Vendësit sigurisht që nuk mund të pajtoheshin me këtë rezultat, ndaj ushtruan presion të vazhdueshëm për të përmbysur shifrat dhe ia dolën mbanë. Kim Min-Jae barazoi rezultatin në të 65-tën dhe një minutë para përfundimit të kohës së rregullt Pelkas shënoi golin e fitores për Fenerbahcen. Cikalleshi qëndroi gjatë gjithë ndeshjes në fushë, ndërsa Çekiçi dhe Bytyqi lanë fushën respektivisht në minutat 66’ dhe 74’.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency