Conference League

Goli i Edon Zhegrovës i denjë për çmimin “Puskas” (video)

Edon Zhegrova njihet për si lojtar shumë cilësor, i vështirë për t’u ndalur në duelet një kundër një, por edhe për golat e shënuar nga larg. Në sfidën mes K. Almaty-t dhe Baselit, në Conference League, realizoi një gol të pabesueshëm, ndoshta më të bukurin në karrierë, që ktheu baraspeshën në rezultat (2-2), duke i hapur rrugë fitores së skuadrës së tij (për Baselin golin e fitores e realizoi Pajtim Kasami). Pasi bëri një lëvizje mashtruese, duke nxjerrë jashtë loje një kundërshtar, goditi fort me të majtën, me topin që përfundoi thuajse ku bashkohet shtylla me traversën. Një finalizim që e sheh dhe e risheh, e përsëri mbetesh i mahnitur.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency