“Goli i Vllaznisë i rregullt”, analistët e “Gol pas Goli” nuk kanë dyshime! Belica hesht pas ndeshjes
Goli i Ante Aralica do të komentohet gjatë. Sulmuesi kroat mposhti me kokë Alban Hoxhën në minutën e tretë shtesë, duke kaluar Vllazninë në avantazh në gjysmëfinalen e parë të Kupës përballë Partizanit.
Gjithsesi, kryesori Olsid Ferataj anuloi golin pasi e pa në VAR. Një vendim i tillë solli zemërim të madh në kampin shkodran. “Ta anulosh atë gol pasi e sheh në VAR i bie ta bësh me qëllim ose të jesh budalla”, deklaroi trajneri i Vllaznisë pas ndeshjes.
Ndërkohë, analistët e emisionit “Gol pas Goli” nën moderimin e Vilma Mashës, ishin në një mendje. Astrit Hafizi, Ledio Pano dhe Jetmir Halilaj u shprehën se goli i ekipit shkodran ishte i rregullt dhe arbitri duhet të vijonte lojën.
Ante Aralica dhe Egzon Belica u zgjodhën lojtarët më të mirë të ndeshjes, po si sulmuesi i Vllaznisë, dukshëm i zemëruar me mohimin e golit, dhe mbrojtësi i Partizanit nuk preferuan të flisnin për Supersport.
Sa e njihni La Ligën?
Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...



