Kategoria Superiore

Goli, sekreti i Kastriotit dhe e ardhmja: Rrëfehet Adolf Selmani

Adolf Selmani i dhuroi tre pikët Kastriotit me golin e shënuar ndaj Dinamos. Rrjeta e parë e qendërmbrojtësit 21-vjeçar me ekipin krutan, i cili foli pas ndeshjes për “Gol pas Goli”Superport.

Ka ardhur një profesor që ka futur frymë tek ekipi, stërvitjet janë me ritëm, presidenca ka qenë afër nesh, djemtë japin shpirtin, dua t’i falënderoj, ata nuk njohin fushë dhe luftojnë për fitore.

Goli i parë me Kastriotin? Ndihem i lumtur në aspektin personal, por edhe më shumë prej faktit që goli i shërbeu ekipit.

E ardhmja? Mundohem të bëj detyrën, shyqyr Zotit, shënova. Po marr formën më të mirë, ndihem më mirë, pasi kam kaluar dy dëmtime në kavilje. Synimet janë për më lart, por, për momentin, jam i fokusuar te Kastrioti, dua ta çoj ekipin sa më lart.

Formën e kam të mirë, po mundohem të luaj sa më mirë dhe të ndihmoj ekipin, njësoj siç po më ndihmon ekipi mua. Nuk dorëzohem asnjëherë, shpresoj të shkoj sa më lart”, deklaroi mbrojtësi i ekipit krutan.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency