Goretzka drejt Juventusit, mposhtet konkurenca e Barçës dhe Bayernit
Drejtori sportiv i Juventusit, Beppe Marotta dëshiron ta mbyllë sa më parë transferimin në Torino të mesfushorit të Schalke 04, Leon Goretzka. Drejtuesi i “Zonjës së Vjetër” nuk dëshiron të ketë surpriza të pakëndshme dhe ka nisur menjëherë tratativat me klubin gjerman për kartonin e futbollistit. Gjithsesi për të arritur te 22-vjeçari Juventusi më parë duhet të mposhtë konkurrencën e fortë të skuadrave si Barcelona dhe Bayern Munich që janë vënë në ndjekje të lojtarit.



