Goretzka nuk rinovon me Schalken, e do Juvja, Barca, Arsenali, United dhe Liverpooli
Schalke 04 vazhdon të këmbëngulë për t’i ronivuar kontratën talentin Leon Goretzka, por duket se mesfushori nuk ka ndërmend të qëndrojë gjatë në Bundesligë. 22-vjecari është i tërhequr nga ofertat e disa prej klubeve më të mëdha europiane, kur përfshihen Juventusi, Barcelona, Arsenali, Manchester United dhe Liverpooli. Kontrata e tij me Schalken përfundon veren e adhshme, cka do të thotë se do të largohet me parametër zero. Drejtuesit e klubit gjerman po insistojnë për t’i zgjatur kontratën, ose do të jenë të detyruar ta shesin në janar, për të përfituar nga kartoni i tij.



