Gotze dhe Klopp sërish bashkë? Fantazisti gjerman kërkohet nga Liverpooli
Mario Gotze dhe Jurgen Klopp sërish bashkë. Shtypi gjerman është i bindur se trajneri aktual i Liverpool ka kërkuar hapur afrimin e fantazistit gjerman, i cili po kalon një periudhë të vështirë te Borussia Dortmund.
Gotze në verë ka kthyer mbrapsht shumë oferta, por një telefonatë e Klopp ka ndryshuar gjithçka rreth të ardhmes së tij dhe në Janar një operacioni tillë është i mundshëm.
Për Gotze do të ishte aventura e parë e tij jashtë Gjermanisë dhe me një trajner që e njeh mirë si Klopp, të gjithë janë të bindur se do të rikthehej në formën e shkëlqyer që tregoi deri në botërorin e Brazilit.



