Grabitet shtëpia e Emery, i marrin para dhe fanellat e Neymar
Trajneri i Paris Saint Germain, Unai Emery ka rënë pre e grabitjes, teksa hajdutët kanë arritur të futen në shtëpinë e tij. Sipas medieve vendase, hajdutët kanë arritur të marrin rreth 20 mijë euro, fanellat e Neymar, trofe personalë dhe disa shënime mbi objektivat e merkatos.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, gjatë kohës kur trajneri kishte udhëtuar me klubin në Strasbourg, për ndeshjen e vlefshme për Kupën e Francës. Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshortja e trajnerit spanjoll të PSG-së, që tregoi se apartamenti ndodhej në katin e 7 të një pallati dhe nuk kishte portë sigurie, por mbikëqyrej nga një sistem video, që tani po verifikohet nga hetuesit.



