Futboll

Grasshopper, gati t’i japë një shans Naser Alijit

Pasi shkëputi ne verë marrëdhenien me Kaiserslauternin, që militon në Bundesligën e dytë në Gjermani, Naser Aliji ka mbetur pas skuadër. Tekniku i Kombëtares Shqiptare, Christian Panucci, ka shprehur hapur mbështetjen e tij për të riun nga Kumanova, duke e grumbulluar madje edhe në miqësoren që kuqezinjtë fituan 2-3 me Turqinë. Edhe pse pak ditë më parë qarkulluan zëra se për Alijin interesoheshin disa klube nga superliga turke, me sa duket destianacioni i tij do të jetë në Zvicër. Trajneri i Grasshopperit, Murat Yakin, do ta testojnë 23-vjeçarin këto ditë për të parë nga afër gjendjen e tij. Kampionati zvicëran është një njohje e vjetër për Alijin, pasi në të kaluarën ai ka qenë pjesë e Baselit dhe Vaduzit. Ky fakt vlen shumë për mbrojtësin kuqezi, pasi nuk do ta ketë të vështirë të përshtatet.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency