Featured

Greenwood vuan pasojat e gabimit/ Tifozët kthejnë fanellat e sulmuesit, CR7 dhe Pogba i bëjnë “bllok”

Mason Greenwood është duke vuajtur shumë rëndë pasojat e atij sulmi seksual dhe fizik ndaj të dashurës. Sulmuesi i Manchester United për momentin është prapa hekurave, ndërsa në botën e jashtme, talenti po dënohet nga tifozët, klubi, shokët e skuadrës dhe sponsorët.

Kështu, pasi Nike vendosi të pezullonte kontratën e tij rreth atleteve dhe fanellave, tashmë janë tifozët ata që kanë ndërmarrë hapa konkretë kundër 20-vjeçarit. Fansat e United kanë kthyer mbrapsht fanellat me numrin 11 të Greenwood, ndërsa kërkojnë rimbursim nga klubi.

Sakaq, United për t’u distancuar nga Greenwood e ka hequr lojtarin nga uebsajti zyrtar, po ashtu edhe nga reklamat e ndryshme, ndërsa nga ana tjetër disa prej shokëve të skuadrës nuk e ndjekin më në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për Pogba, Cristiano Ronaldo, De Gea dhe Rashford të cilët i kanë bërë “unfollow” në Instagram teksa një veprim i nxituar i ka kushtuar shumë Greenwood me lojtarin që tashmë ka një “njollë” që mund t’i vendosë në rrezik edhe karrierën.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency