Futboll

Gremio fiton finalen e parë, Copa Libertadores më pranë(Video)

Një gol i Ciceros i ardhur në fushë nga stoli në minutën e 83-të i dha fitoren 1-0 Gremios në finalen e parë të Copa Libertadores përballë Lanus që u zhvillua në stadiumin “Arena do Gremio” të Porto Alegres. Ishte i Jael asisti i golit me Ciceron që mposhti portierin e skuadrës argjentinase Andrada, për t’i dhënë fitoren skuadrës së trajnerit Renato Portaluppi. Brazilianët kanë një avantazh të madh tashmë për ndeshjen e kthimit ku do të vendoset edhe fati i trofeut të Copa Libertadores, sfidë që do të zhvillohet në datën 30 nëntor në Argjentinë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency