Grent Halili flet si drejtues, ka një mesazh për Migen Memellin
Ish futbollisti i Tiranës, tani me një rol drejtuesi, Grent Halili ishte në një lidhje direkte nga Korça, ku bardheblutë do të përballen me Skënderbeun. Halili deklaroi se e ka marrë me qejf angazhimin e ti dhe foli për merkaton e janarit, teksa pati një mesazh edhe për trajnerin e Memellit.
“Është e vërtetë që e kam nisur me Memellin te moshat e Tiranës dhe ai po bën shumë mirë të Skënderbeu. Ka të njëjtin karakter, por sot dua t’i them të mos harrojë se ku e ka nisur punën si trajner.
Sot besoj që skuadra do të tregojë karakter për të reaguar dhe për të lënë pas humbjen me Kukësin. Pas rrëzimit, duhet të vijë ringritja dhe sot presim reagimin.
Të jesh drejtues është më emocionuese sesa kur isha futbollist. Është e vështirë, por e kam marrë me shumë qejf dhe ndihem shumë mirë në këtë rol. Mbetem Grenti deri në një komunikatë zyrtare të klubit të Tiranës, në lidhje me një pozicion timin.
Ka kohë ende deri në merkaton e janarit, por nëse do të ketë nevojë për ndonjë përforcim, patjetër që do të bëhet. Nuk kemi menduar ende për merkaton, të them të drejtën. Ngo’o ka kaluar një moment të vështirë me Covid-in, që i ka shteruar energjitë, por po rigjen formën e tij më të mirë gradualisht”, tha ndër të tjera Michael Ngo’o.



