Kombëtare

Grezda dhe Sadiku në shënjestrën e klubeve të Serie A

Ndeshja e ëndrrave me Italinë në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës ndaj kombëtares italiane, e vlefshme per eliminatoret e Botërorit Rusi 2018, do të jetë një shans i shkëlqyer edhe për lojtarët e përfaqësuese tonë. Në fakt janë të shumtë emrat e talenteve që angazhohen në skuadrën e udhëhequr nga Pannuci që do të vëzhgohen në detaje nga agjentët e Serisë A.  Duket se kombëtarja shqiptare ka në përbërje të saj emra të shumtë që janë të destinuar për t’u katapultuar në Serinë A duke ndjekur gjurmët e Berishës, Strakoshës, Ajetit apo Hysajt.

Për sfidën me Italinë Panucci, mendon një Shqipëri me mesfushë  të  mbipopulluar ku spikat prezenca e të “italianizuarve” Basha dhe Memushaj, ndërkohë që sulm do jetë i vetëm Sadiku. Sulmuesi i lindur në  Elbasan në  vitin 1991, që aktualisht impenjohet me Legian e Varshavës në Poloni do të jetë një ndër emrat që do të monitorohet me më  shumë  kujdes nga agjentët italianë. Në fakt Sadiku ishte pranë transferimit te Sampdoria në  merakton verore të  2016, por kërkesat e larta të Zurich bënë që akordi të mos arrihej. Gjithsesi, Sampdoria nuk është klubi i vetëm italian që ka lakuar emrin e sulmuesit tonë 26 vjecar. Edhe Chievo është vënë në gjurmët e tij, duke qënë se në muajin janar me shumë propabilitet do t’i duhet të bëjë llogaritë edhe me largimin e Ingleses. Nga ana tjetër Eros Grezda talenti i sulmit 22-vjecar, mund të zbarkojë te Genoa në të ardhmen e afërt. Aktualisht Grezda luan me Osijekun e Kroacisë , tek i cili u transferua nga Lokomotiva e Zagrebit për rreth 1 milionë euro.I shpejtë  në duelet direkte dhe i paparashikueshëm, Grezda mund të jetë një alternativë interesante për të ardhmen e sulmit të Genoas. Gjithashtu, ai është në vëzhgim edhe të Lazios, ku drejtori sportiv Igli Tare, është gjithnjë vigjilent ndaj talenteve të rinj shqiptarë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency