Merkato

Griezmann në MLS? Po mundohem ta bind!

Aktualisht Antoine Griezmann është i lumtur te Atletico Madrid po luan rregullisht dhe po shënon gola të rëndësishëm. Megjithatë pas 2 apo 3 sezonesh kur të ketë arritur te të 33-at francezi mund të kërkojë të provojë një eksperiencë të re në një kontinent tjetër dhe dëshira e tij e madhe është të luajë në Major League Soccer të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nëse Griezmann një ditë do të zgjedhë tokën e premtuar, ish-partneri i tij në sulm në periudhën e artë te Real Sociedad, Carlos Vela është shprehur me bindje se do ta bëjë të zgjedhë transferimin te Los Angeles FC. Vetë sulmuesi meksikan është pjesë e skuadrës kaliforniane që prej vitit 2017.

“Po mundohem të sjell Griezmann këtu”, ka pranuar meksikani, i cili është mik i madh i sulmuesit tani te Atletico Madrid.

“Ne kemi folur tashmë për këtë disa herë dhe gjithmonë i them atij se kur të vijë dita e transferimit të tij në MLS, ai duhet medoemos të bëhet pjesë e Los Angeles FC”, shtoi në fund Carlos Vela.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency