Futboll

Grima euforik: Futbolli i femrave në Shqipëri po rritet me hapa të mëdha

Në përfundim të sfidës ndaj Skocisë, trajneri i kombëtares shqiptare të femrave Armir Grima u shfaq i kënaqur në mikrofonin e Supersport për paraqitjen e vajzave kuqezi në këto eliminatore.

Humbje e pranueshme, ndaj vendit të parë në grup?

I kam përgëzuar vajzat për këtë përfaqësim në këto eliminatore. Kemi treguar rritje te futbolli i femrave. Kemi ende shumë punë për të bërë. Kam vetë fjalë të mira për vajzat që na përfaqësuan.

Jeni të kënaqur, në krahasim me eliminatoret e kaluara?

Ne kemi hyrë për të bërë një përfaqësim sa më të mirë, nuk jemi futur si pretendentë në këtë eliminatore. I kemi bërë gol çdo kundërshtari. Kjo ishte kënaqësia jonë, nuk kemi ndenjur vetëm në mbrojtje. Kemi pasur një rritje të konsiderueshme.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency