Guangzhou Evergrande blen përfundimisht Anderson Taliscan
Anderson Talisca po shkëlqen në kampionatin kinez me Guangzhou Evergrande, ku ishte në huazim nga Benfica, por tashmë e ardhmja e tij është shumë e qartë. Drejtuesit e klubit kinez ushtruan të drejtën e blerjes për 19.2 mln euro për 24-vjeçarin, për të cilin kishin derdhur edhe 6 milionë euro për huazimin në verë. Sulmuesi brazilian është përshtatur shumë mirë në aventurën e re dhe në 14 javë me Guangzhou shënoi 14 gola dhe dhuroi 5 asiste, çka bindi plotësisht klubin të blinte përfundimisht kartonin e tij nga portugezët.



