Lajme

Guardiola: City vendi perfekt për mua! Rinovimi? E kam mendjen diku tjetër

Pep Guardiola ka folur rreth së ardhmes së tij në konferencën për shtypin përpara takimit të ditë së shtunë kundër Leeds United. Trajneri spanjoll është pjesë e klubit anglez prej vitit 2016, teksa kontrata i përfundon në verën e vitit të ardhshëm.

City po garon për fitimin e titullit të katërt nën drejtimin e Guardiolës dhe triumfin e parë në Champions League, kompeticion ku anglezët fituan 4-3 nw “Etihad Stadium” gjysmëfinalen e parë me Realin e Carlo Ancelottit.

Dua të jem i sinqertë, unë jam aq i shqetësuar dhe fokusuar te tre javët e fundit të sezonit sa nuk kam fare kohë të mendoj për rinovimin. Kam edhe një vit kontratë, bëhet fjalë për një kohë të gjatë. Është viti im i gjashtë këtu, nuk janë pak.

Po e shijoj këtë fazë të sezonit, kam kohë për të menduar për të ardhmen. Nuk e imagjinoj veten në një vend më të mirë, por jo gjithçka varet nga unë. Ne do të marrim vendimin që do të marrim”, deklaroi trajneri spanjoll i “Cityzens”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency