Premier League

Guardiola dhe City nuk i shmangen COVID, 21 të izoluar te “Qytetarët”

Vala e re e COVID me variantin e ri të Omicron, nuk ka lënë pa përfshirë edhe Manchester Cityn. Trajneri Pep Guardiola ka rezultuar pozitiv në testimet e fundit, ndërsa 21 persona të stafit dhe shtatë futbollistë të qytetarëve janë të izoluar në pritje të përgjigjeve përfundimtare në orët në vijim.

Megjithatë, ndeshje e nesërme ndaj Swindon për llogari të FA Cup do të vijojë normalisht, ashtu siç ishte planifikuar. COVID ka “pushtuar” botën e futbollit së fundmi teksa Anglia, Italia dhe Spanja kanë regjistruar raste të shumta, ndërsa një numër i lartë i sfidave janë shtyrë për të mos rrezikuar përhapjen në masë të infeksionit, teksa kalendari në vijim do të jetë një problem më vete.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency