Premier League

Guardiola “i fiksuar” pas talentit të Wolvesit, e do që në janar

Pep Guardiola i ka të qarta idetë për përforcimin e skuadrës që në merkaton e janarit. Tekniku spanjoll i Manchester Cityt kërkon një mesfushor të ri dhe me kualitet, dhe prej kohësh ka shënuar emrin e Ruben Neves në listën dorëzuar drejtuesve.

21-vjeçari është në sezonin e dytë te Wolverhampton, që kanë shpenzuar së tepërmi në dy sezone dhe nuk kanë ndërmend të privohen aq lehtë nga talenti portugez. Këtë e tregon fakti se kanë fiksuar një shumë marramendëse, plot 120 milionë euro për të lënë të lirë Ruben Neves.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency