Guardiola i fiksuar pas tij, City projekton rinovimin me një titullar
Joao Cancelo është një nga lojtarët më të dalluar te Manchester City. 27-vjeçari portugez numëron 2 gola dhe 6 asiste këtë sezon me “Cityzens” dhe ka kontratë deri në vitin 2025.
Pep Guardiola e cilëson tepër të rëndësishëm për skemat e tij dhe drejtuesit e kampionëve të Anglisë kanë vendosur ta shpërblejnë Joao Cancelon me një kontratë të re.
Mediet angleze raportojnë City do të fillojë së shpejti bisedimet me agjentin e anësorit të djathtë. Bashkëpunimi do të zgjatet, teksa lojtari luzitan do të përfitojë një rritje rroge në marrëveshjen e re.




