Angli

Guardiola ndez atmosferën para derbit: Nuk është thjesht një ndeshje futbolli!

Të dielën, Premier League ofron një nga sfidat më spektakolare të Europës teksa Manchester City pret në Etihad Stadium, rivalët e qytetit, Manchester United. The Citizens kërkojnë konfirmimin ndërsa nga ana tjetër “Djajtë e Kuq” duken se janë zgjuar nga gjumi letargjik i sezoneve të fundit dhe nën drejtimin e Erik ten Hag, pretendojnë të rikthehen faktorë në kampionat.

Kur na ndajnë edhe pak orë nga super përballja, trajneri Pep Guardiola kërkon të motivojë në maksimum lojtarët e tij ndërsa përfshin edhe publikun. Spanjolli thekson se fansat do të jenë të shumtë dhe më të zhurmshëm se kurrë në stadium dhe se të besuarit e tij duhet të mësohen me presionin e tyre e të mos tregohen përtacë në fushë.

“Stadiumi do të jetë i tejmbushur për ndeshjen ndaj Manchester United. Tifozët e dinë se ne do të bëjmë më të mirën në fushë. Për lojtarët është e rëndësishme të ndjejnë edhe presionin e tifozëve. E dua këtë dhe i dua lojtarët e mi shumë aktivë në fushë, nuk është thjesht një ndeshje futbolli. Na duhet të kërkojmë maksimumin nga vetja.

Nuk dua “përtacë” në fushë, duhet të shprehim emocionet dhe ndjesitë. Duhet të marrim vendimet e duhura, por edhe të qëndrojmë të qetë sepse fillimisht duhet të mendojmë dhe më pas të veprojmë”, shprehet Guardiola.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency