Premier League

Guardiola pranon të rinovojë me Man.City, por shtyn gjithçka për fundin e sezonit

Pep Guardiola do të rinovojë kontratën e tij aktuale me Manchester City-in e cila i skadon në verën e vitit 2019 në fund të këtij sezoni. Drejtuesit e Citiziens janë shumë të kënaqur me punën e trajnerit spanjoll dhe prej disa muajsh i kanë ofruar atij rinovimin e marrëveshjes aktuale. Por edhe pse ka ndezur dritën jeshile, Guardiola u ka bërë të qartë drejtuesve të City-it se tashmë është i përqëndruar te ecuria e skuadrës në fushë dhe për rinovimin e kontratës do të diskutojë jo përpara muajit qershor. Megjithatë palët kanë rënë parimisht dakord dhe rinovimi i kontratës së Pep Guardiolës me klubin anglez është vetëm çështje kohe.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency