Premier League

Guardiola: Super i lumtur që do punoj me Alvarez, ka një shkak pse e huazuam

Julian Alvarez është një nga talentet më premtues të futbollit argjentinas. 22-vjeçari kaloi në ekipin e parë të River Plate në vitin 2018, duke ia dalë të fitojë Kupën Libertadores me “Millonarios”.

Shumë klube të mëdha garuan mes tyre për të siguruar shërbimet e sulmuesit latin (6 ndeshje me kombëtaren e Argjentinës), por në fund festoi Manchester City, që firmosi me të deri në 2027.

Kampionët në fuqi të Anglisë, arritën marrëveshjen me River Plate për shumën e 17 milionë eurove, teksa u vendos që Alvarez të vijojë të qëndrojë te Riveri deri më 7 korrik.

Pep Guardiola ishte ai që insistoi për blerjen e Alvarez. Trajneri spanjoll e vlerëson shumë lojtarin, teksa shpjegoi vendimin për ta lënë huazim në Buenos Aires deri në verë.

Alvarez është një futbollist që mund të jetë që tani pjesë e jona, por ne kemi mjaft lojtarë në sulm. Vendimi më i mirë për të gjithë është qëndrimi i tij te Riveri.

Në fazën përgatitore përpara nisjes së sezonit të ri, ai do të bashkohet me ne. Më pas do të vendosim se çfarë do të ndodhë. Ndihem super i lumtur që do e kem lojtar të ekipit tim në të ardhmen”, deklaroi Guardiola.

Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency