Premier League

Guardiola: Vetëm pesë ekipe përballen me ne, të tjerët mbyllen në mbrojtje

Pep Guardiola është një nga trajnerët që preferon një futboll shumë sulmues dhe që kërkon gjithmonë t’i shohë ekipet e tij duke dominuar kundërshtarët. Trajneri spanjoll, në një prononcim për sajtin zyrtar të Cityt, ka folur rreth stilit të futbollit që aplikohet në Premier League.

E di që me mënyrën tonë të lojës ne i detyrojmë skuadrat kundërshtare të tërhiqen, por përveç Liverpoolit, Brighton, Arsenalit, Aston Villa dhe Leeds United, të gjithë ekipet e tjera mbyllen në mbrojtje kur përballen me ne.

Nuk po them se është diçka e keqe të luash në atë mënyrë, çdo trajner mund të bëjë çfarë të dojë për të arritur objektivat e tij, por unë e shoh ndryshe futbollin.

Sigurisht, duke parë rezultatet, të vetmet ekipe që kanë marrë rezultate pozitive, duke lënë mënjanë Liverpoolin, janë ata që kanë përdorur strategjinë mbrojtëse.

Askush nuk mund t’i fajësojë ata, por unë do të zgjidhja të luaja një futboll ndryshe”, deklaroi trajneri i kampionëve në fuqi të Anglisë. City kryeson Premier League me 6 pikë më shumë se Liverpool, por ekipi i Klopp ka luajtur një takim më pak.

Sa e njihni La Ligën?

Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency