Guindo: Jam i fokusuar të ndihmoj Laçin, për merkaton flasim në kohën e duhur
Saliu Guindo shënoi dy herë në portën e Egnatias dhe i dha tre pikët Laçit, por në të njëjtën kohë u ngjit edhe në krye të listës së golashënuesve të Superiores, me 16 realizime, një më shumë se Taulant Seferi i Tiranës.
Në përfundim të ndeshjes, sulmuesi nga Mali foli për SuperSport, ku shprehu gëzimin për golat e shënuar dhe në të njëjtën kohë dribloi zërat e merkatos.
Sa i kënaqur jeni për golat e shënuar dhe për faktin që jeni në krye të listës tashmë?
Jam shumë i lumtur për golat, për momentin e mirë që po kaloj dhe për faktin që po ndihmoj Laçin të bëjë sa më mirë.
A keni pasur oferta për të ndryshuar ekip në verë?
Nuk është momenti për të folur për ofertat, pasi jam i fokusuar të bëj sa më mirë me laçin dhe të mbyllim sezonin brenda objektivave. Më pas, kur të vijë momenti për merkaton, do të ulem me presidentin Laska dhe do të vendosim.



