Gundogan nuk po rinovon, M.City e nxjerr në merkato!
Mesfushori gjerman Ilkay Gundogan që do të festojë 29-vjetorin e lindjes në tetor të këtij viti i ka shtyrë bisedimet e rinovimit të kontratës së tij me The Citiziens duke dashur t’i japë kështu më shumë kohë vetes dhe vlerësimit për vendimin mbi të ardhmen tij i shtyrë nga fakti se nëse do të qëndrojë për vitet e fundit të karrierës së tij në Etihad Stadium atëherë hapësira që do t’i rezervohej si titullar do të vinte duke u minimizuar. Mesa duket ai është i bindur se pozitat e tij do të vijnë duke u lëkundur që me startin e fillimit të sezonit të ri, për këtë arsye është i dyzuar nëse do t’i shpenzojë vërtet vite te fundit të karrierës në skuadrën e Premier Leagues. Me këtë situatë të re të kirjuar nëse Gundogan nuk vendos shpejt për rinovimin atëherë City i Guardiolës mund të detyrohet ta shesë atë gjatë merkatos së verës. Më shumë se disa herë gjatë bisedave mes palëve drejtuesit e klubit anglez i kanë dhënë atij sigurinë se ata duan që të vijojnë bashkëjetesën dhe se pozitat e tij dhe minutazhi që do ti dedikohet nuk do të cënohet duke vijuar të ketë një rol vendimtar për klubin por sërish Gundogan nuk ka reaguar. Javët që vijojnë do t’i gjejnë The Citizens ende duke u munduar të joshin Gundogan vlersimi për të cilin është i madh por me kontratën e tij që skadon në 2020-ën ndoshta do të preferonin më mirë ta shisnin këtë verë se sa ta humbisnin me parametra zero në fund të kontratës kohë në të cilën lojtari ka thënë se do të japë edhe verdiktin e tij.



