Champions League

Gurbanov paralajmëron Partizanin: Në Azerbajxhan do të jetë një tjetër histori

Barazimi ishte rezultati më i drejtë i sfidës mes Partizanit dhe Qarabag. E pranon diçka të tillë trajneri i Qarabag, Gurban Gurbanov i cili gjithsesi paralajmëroi të kuqtë se në Azerbajxhan do të jetë një tjetër ndeshje dhe se Partizani do të vuajë shumë.

A jeni i kënaqur nga ky rezultat?

Po, i kënaqur nga ky rezultat.

U befasuat nga Partizani? E prisnit me vështirësi?

Ishte një ndeshje e vështirë për ne, patëm vështirësi. Partizani luajti mirë, një skuadër kompakte në mbrojtje. Në ndeshjen e dytë, Partizani do e ketë më të vështirë se sa e pati sot.

Partizani pati mundësitë e veta në pjesën e dytë…

Në pjesën e dytë, pati shumë momente të rrezikshme nga Partizani, por në përgjithësi ata do bënin disa raste, sepse luanin para tifozëve të tyre.

A është në dyshim kualifikimi?

Edhe nëse do fitonim sot, do ishim sërish të prekopuar, sepse duhet të marrësh seriozisht çdo ndeshje, edhe në atë të kthimit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency