Legjionarët

Guri zgjedh Turqinë para Superiores, firmos për dy sezone me klubin e njohur

Shtohet kolonia shqiptare te Istanbulspor. Sulmuesi shkodran Sindrit Guri është futbollisti i radhës që bashkohet me klubin tur, ku luajnë edhe të tjerë si Eduart Rroca, Kristal Abazaj, Valon Et’hemi, si dhe sulmuesi i Kosovës, Jetmir Topalli.

Guri ishte futbollist i lirë, pasi i përfundoi kontrata me Shkëndijën e Tetovës dhe ka zgjedhur pikërisht Superligën turke për të vijuar karrierën, ndonëse kishte oferta të shumta edhe në Shqipëri, kryesisht nga Partizani e Vllaznia.

Sulmuesi shkodran është duke kryer vizitat mjekësore gjatë ditës së sotme dhe pasdite do të prezantohet zyrtarisht te Istanbulspor, ku do të firmosë një kontratë 2-vjeçare.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency