Guti në kërkim të një stoli, ish-i i Realit zbulon ëndrrën
José María Gutiérrez, i njohur shkurt me emrin Guti, është në pritje të mundësisë për të marrë drejtimin e një skuadre të rëndësishme. Ish-futbollisti i Realit të Madridit, u shpreh pak ditë më parë se kishte një ofertë, por nuk e tregoi se nga cili klub.
Në Turqi spekulojnë që do të marrë drejtimin e Kasimpasas, e cila është në kërkim të një trajneri. Guti mori pjesë në një ngjarje në vendin ballkanik dhe u pyet për mundësinë e kthimit në Turqi. Ai ka qenë lojtar i Besiktasit dhe më vonë punoi për klubin.
“Bashkëshortja ime më kujton çdo javë se Stambolli është qyteti më i mirë për të jetuar. Shpresoj të kthehem shpejt”, – tha 45-vjeçari për mediet turke.
Pas vari këpucët në gozhdë, punoi si ndihmëstrajner i Senol Gunesit te Besiktas, por u largua nga ky klub në vitin 2019. “Presidenti Fikret Orman nuk e mbajti fjalën”, – shpjegon Guti.
I pyetur nëse e ardhmja e tij do të jetë sërish në Turqi, Guti ishte i qartë. “Ëndrra ime është të jem trajner i Realit të Madridit, por nëse vjen një ofertë apo mundësi nga Turqia, pse jo? Dua të drejtoj një ekip. Por nuk mund të drejtoj Fenerbahçen apo Galatasarayn. Nëse do të kem ofertë prej tyre, do ta refuzoj. Nuk mund ta pranoj”, – shpjegon tekniku.



