Premier League

Haaland “detyron” Guardiolën të rinovojë kontratën, në Premier i gëzohen duelit me Klopp

Vetëm para pak ditëve, Jurgen Klopp zyrtarizoi rinovimin e kontratës me Liverpool deri në vitin 2026 ndërsa tekniku gjerman nxorri edhe njëherë në pah lidhjen e ngushtë me klubin, tifozët dhe qytetin. Por, ashtu si kur përballen në fushë, Pep Guardiola i është “kundërpërgjigjur” rivalit të tij më të madh në Premier League teksa edhe spanjolli është shumë pranë rinovimin me The Citizens.

Bisedimet me drejtuesit e klubit kanë shkuar në rrugën e duhur dhe Guardiola në fundin e këtij sezoni pritet të zyrtarizojë marrëveshjen e re e cila do ta mbajë në Etihad Stadium deri në vitin 2025. Ndërkohë, në rinovimin e Pep Guardiolës ka ndikuar edhe Erling Haaland. Nëse norvegjezi është bindur të nënshkruajë me Cityn, një meritë të madhe e ka edhe tekniku spanjoll që ka admirimin e sulmuesit të Borussia Dortmund.

Në këtë formë, 21-vjeçari para se t’i jepte fjalën drejtuesve të Cityt, është siguruar se në klub do të gjente Pep Guardiolën pasi përveç anës financiare për Haaland një rëndësi të madhe merr edhe projekti i një klubi. Ndaj, Guardiola do të rinovojë me klubin nga Manchesteri dhe në skuadrën e sezonit të ardhshëm do të ketë bomberin e shumëdëshiruar për ta bërë edhe më të ethshëm duelin me Liverpoolin e Jurgen Klopp.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency