Featured

Haaland në qendër të projektit, Barça i ofron 100 milionë neto

Gazeta katalanase “Sport” shkruan se Barcelona është e gatshme t’i ofrojë Erling Haalandit 100 milionë euro neto për pesë sezonet e ardhshme, pra me një mesatare vjetore 20 milionë euro.

Barça dëshiron ta bëjë Haaland lojtarin rreth të cilit mund të ndërtojë një projekt, në nivelin e atij të vitit 2003 me Ronaldinhon, të 2008 me Messin apo të 2013 me Neymar. Por, pa dyshim, “blaugranat” e dinë që nuk do të jetë e lehtë për ta.

Beteja për Haalandin, për më tepër, nuk bëhet vetëm për pagën që do të marrë futbollisti aktual i Dortmundit. Gjithashtu në komisionet që duhet të marrin përfaqësuesi i tij, Mino Raiola, bashkëpunëtorët dhe babai i sulmuesit.

Presidenti Laporta ka dyshimin se lojtari është më afër Realit të Madridit. Florentino Perez ka mundësi të shumta ekonomike për të paguar për kartonin dhe komisionet.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency