Featured

Haaland te Barcelona? Laporta ngjall shpresën te tifozët “blaugrana”

Joan Laporta, gjatë prezantimit të Ferran Torresit, u pyet nga gazetarët rreth mundësive që ka klubi për të blerë Erling Haalandin nga Borussia e Dortmundit. Numri 1 i “blaugranave” la të kuptohet që në merkaton e verës do të tentohet blerja e gjigantit suedez:

Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

“Mateu (Alemany) e ka shpjeguar shumë mirë, me Ferran Torresin kemi bërë përjashtim, pa pasur ende një diferencë në nivelin e pagave. Po punohet për të pasur këtë hapësirë në nivelin e pagave dhe sigurisht është planifikuar për sezonin ardhshëm. Sekretariati teknik nuk do të ndalet në përpjekjet për të ndërtuar një ekip të madh. Është përgjegjësia jonë. Çdo gjë është e mundur, nëse bëhet mirë.”

Laporta e shfaqi hapur ambicien dhe potencialin e Barçës për të qenë protagoniste në merkato:

“Ne vazhdojmë të jemi pikë referimi. Le të bëhen gati të gjithë, sepse jemi rikthyer në merkato, duke dashur ta bëjmë shumë mirë. Këtë bëjmë çdo ditë, që Barça të rifitojë peshën specifike që duhet të ketë. Një provë e besueshme është blerja e Ferran Torresit. Kjo tregon se Barça është ende referencë. Ringjallja është një realitet dhe kjo shihet me ndërhyrjen në merkato”.

Quiz Cat: No Quiz found

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency