La Liga

Haaland te City, Nunez te Liverpool/ Chelsea nuk mbetet pas, afër firmës me një kampion bote

Barcelona do e humbasë me parametra zero Ousmane Dembele. Sulmuesi i djathtë francez, nuk ka arritur të gjejë gjuhën e përbashkët me klubin katalanas në lidhje me rinovimin e kontratës që i përfundon më 30 qershor.

Drejtuesit e Barcelonës nuk kanë ndërmend të plotësojnë kërkesat e larta financiare të 25-vjeçarit, i cili fitoi Kupën e Botës me Francën në vitin 2018.

Bisedimet mes palëve janë ndërprerë dhe Dembele pritet të transferohet në Premier League. Mediet angleze raportojnë se Chelsea mbetet klubi favorit për të siguruar shërbimet e lojtarit me origjinë nga Mauritania.

Liverpool përforcoi sulmin me Darwin Nunez, Manchester City “blindoi” repartin ofensiv me Erling Haaland, ndërsa “Blutë e Londrës” po punojnë për t’i dhuruar trajnerit Tuchel lojtarin me të cilin ka punuar kur drejtonte Borussia Dortmund.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency