“Haaland u kthye në një ngërç në dhomat e zhveshjes”, flet drejtori i Dortmund
Që në fundin e sezonit të kaluar nuk ishte më një sekret që Erling Haaland do të largohej nga Borussia Dortmund. Manchester City i kishte bërë të qarta qëlimet dhe në fund The Citizens, ia dolën të transferonin sulmuesin norvegjez.
Por, fakti që të gjithë në ambientin e Dortmund ishin njohur me vendimin e Haaland për t’u larguar, ndikoi në dhomat e zhveshjes të ekipit gjerman. Këtë e tregon vetë drejtori sportiv i verdhezinjve, Sebastian Kehl i cili shprehet se gjithnjë flitej për të ardhmen e Haaland dhe kjo ishte kthyen në një ngërç.
“Ne e donim shumë Haaland dhe ai ishte shumë i suksesshëm me Dortmund, por në fund ai u shndërrua në një ngërç në dhomat e zhveshjes. Në klub dhe në të gjithë ambientin përreth çdo bisedë përfundonte te Haaland. Do të dëshironim që Erling të qëndronte edhe më shumë te Dortmund sepse ne të gjithë e duam shumë atë.
Gjithsesi, në fund, koha e transferimit të Haaland ishte ajo e duhura dhe ne jemi shumë të lumtur që ai vazhdon me paraqitjet fantastike te Manchester City. E dinim mirë çfarë lojtari do të humbisnim dhe nuk kishim dyshime që do të bënte diferencën edhe te City”, u shpreh Kehl.



