Bundesliga

Haaland zgjedh tre më të mirët e vitit 2021, numri 1 shkon për Lewandowski

Erling Haaland ka zgjedhur sipas shijeve të tij tre lojtarët më të mirë për vitin 2021. Ylli norvegjez i Borussia Dortmund është treguar mjaftueshëm modest duke përjashtuar veten e tij nga kjo renditje, pavarësisht se 21-vjeçari ka shënuar me “breshëri” duke marrë shumë vlerësime.

Gjithsesi, Haaland ka preferuar si numri 1 për vitin 2021 homologun e tij te Bayern Munich, Robert Lewandowski, ndërsa në listën e tij ka përfshirë edhe Benzema me Messin.

“Duhet ta pranojmë se Robert Lewandowski është numri një dhe më pas për mendimin tim vjen Karim Benzema. Ai gjithashtu ka qenë i mrekullueshëm në vitin 2021, ndërsa nuk mund të lë pas Messin. Në këtë formë, pas Lewandowskit, vendi i dytë shkon për Benzema dhe i treti për Messin”, u shpreh Haaland.

Quiz: Gjeni lojtarët në foto…

Testoni njohuritë tuaja mbi lojtarët e Premier League...

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency