Nations League

Habitet Southgate: Hungaria me dyer të mbyllura, por me 36 mijë tifozë në stadium

Hungaria do të presë nesër në mbrëmje Anglinë, në sfidën e parë të grupit në Ligën e Kombeve, megjithatë trajneri i “tre luanëve”, Gary Southgate është habitur jo pak kur ka mësuar se në shkallët e “Puscas Arena” do të ketë të paktën 36 mijë tifozë.

Ky impiant është pezulluar nga UEFA për zhvillimin e 5 ndeshjeve pa tifozë, megjithatë qeveria europiane e futbollit ka lejuar praninë e fëmijëve deri në moshën 14-vjeçare si dhe një të rritur për çdo 10 prej tyre si shoqërues.

Këtë ka shfrytëzuar maksimalisht federata hungareze, që është organizuar për të mbushur shkallët e “Puscas Arenës”, por në të njëjtën kohë edhe për të respektuar direktivat e UEFA-s.

“Jam shumë i habitur, pasi sapo mësova që do të jenë 36 mijë tifozë në shkallët e stadiumit. Nuk e di mirë rregulloren për raste të tilla, por prisja që të luanim në një stadium të boshatisur. Gjithsesi ne duhet të jemi të gjithë së bashku, ndaj çdo sjelljeje raciste”, deklaroi Southgate.

Stadiumi i Hungarisë u pezullua pikërisht për shkak të sjelljes raciste të tifozëve në një ndeshje përballë Anglisë, atëherë e vlefshme për eliminatoret e Katar 2022, në të njëjtin grup ku bënte pjesë edhe Shqipëria.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency