Kategoria Superiore

Hadroj: Grupi ka cilësi, me Teutën shihni Partizanin e vërtetë

Është afruar te Partizani në ditët e fundit të merkatos duke fituar menjëherë jë fanellë titullari në krahun e majtë të mbrojtjes, pas largimit të Mustës. Andi Hadroj doli para medieve këtë të mërkurë, ku foli për atmosferën që ka gjetur te “Demat”.

“Të jesh te Partizani është ndjesi e veçantë, sepse është nga klubet më të mëdha. Çunat dhe stafi më kanë pritur shumë mirë, jam ndier shumë mirë. Grupi më është dukur i mbledhur. Rezultatet nuk kanë qenë pozitive, por besoj se do të shkojmë aty ku e meritojmë.”

Objektivat e të kuqve: Partizani ka gjithmonë synime vendet e para, të kapë Europën. Pozicioni ku jemi nuk i takon Partizanit. Kemi dhënë maksimumin, por ndoshta nuk ka qenë e mjaftueshme. Shpresojmë të marrim fitoren me Teutën dhe të ngjitemi ku na takon. Grupi është i mirë, ekipi ka cilësi. Do të mundohemi të bëjmë më të mirën.

Ndeshja me Teutën: “Trajneri ka punuar shumë mirë, na ka frymëzuar dhe dhënë moral. Edhe ne, futbollistët, duhet të japim më shumë. Nga kjo ndeshje besoj se do të shihni një Partizan tjetër. Edhe Teuta ka bërë blerje, ka një sulm të mirë, futbollistë që luajnë prej dy vitesh bashkë. Të ndalim sulmuesit e tyre dhe pastaj të shohim çfarë do të bëjmë për të fituar.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency