Kombëtare

Hafizi: Anglia tregoi mëshirë për ne, nuk e di a e meritojmë vendin e tretë

Si gjithmonë kritik në fjalët e tij ish trajneri i kombëtares, Astrit Hafizi, që në përfundim të ndeshjes me Anglinë tha se kuqezinjtë duhet t’i gëzohen vendit të tretë, ndonëse pranoi se ka dyshime nëse e meritojmë apo jo atë pozicion.

“Nuk gjej fjalë për të analizuar këtë ndeshje. Unë nuk dua të bëj rolin e profetit, por le t’i gëzohemi vendit të tretë që kemi në grup, pasi ka shumë për të analizuar dhe shumë gjëra i kemi prekur edhe më herët. Edhe për vendin e tretë kam dyshime a e meritojmë apo jo. Kemi mposhtur dy herë Hungarinë, por edhe ajo ka bërë paraqitje mjaft të mirë.

Ishte keqardhje të shikoje Anglinë në pjesën e dytë të tregonte mëshirë për ne. Kush e pa ndeshjen, e vuri re që ata toleruan shumë në pjesën e dytë dhe ne nuk jemi në gjendjen që të kemi nevojë për këtë sjellje të kundërshtarit”, tha ndër të tjera Astrit Hafizi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency