Merkato

“Hajde fito 6 milionë euro në sezon”, West Ham tundon titullarin e Napolit

West Ham nuk heq dorë nga Piotr Zielinski. David Moyes e cilëson polakun si përforcimin ideal për repartin e mesit të fushës. 28-vjeçari ka edhe dy vite kontratë me Napolin, që po i reziston deri tani ofertave nga Londra.

“Çekiçët” nuk heqin dorë dhe kanë përgatitur propozimin e radhës për presidentin De Laurenttiis dhe agjentin e lojtarit të kombëtares polake. Il Mattino zbulon edhe ofertën e fundit të West Ham.

Drejtuesit e klubit të Premier League kanë gati 35 milionë euro për Napolin dhe një kontratë të gjatë me 6 milionë euro pagë sezonale. West Ham shfaqi interesim edhe për Fabian Ruiz, por spanjolli i Napolit refuzoi mundësinë e kalimit në ishull.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency