Kategoria Superiore

Hakaj: Me tre në mbrojtje ndihem më mirë, ja ku e shoh veten sezonin e ardhshëm

Esin Hakaj ishte heroi i Vllaznisë në sfidën ndaj Skënderbeut, pasi shënoi golin me vlerë 3-pikëshe dhe afroi edhe më shumë shkodranët me Europën. Në intervistën e dhënë për “Gol pas Goli” deklaroi se me skemën me tre në mbrojtje ndihet më mirë, teksa komentoi edhe zërat e merkatos.

“Skuadra ka shfaqur probleme prej kohësh, pasi ka rënë morali, por shpresoj që pas kësaj ndeshjeje të rikthehemi në nivelet tona më të mira. Shpresoj që deri në fund të tregojmë forcën tonë, pasi na presin 5 finale për Europën dhe do të provojmë të marrim më të mirën.

Si unë, edhe Gurishta, mundohemi të shtyjmë sa më shumë, pasi këtë na e kërkon edhe trajneri. Kur luajmë me tre në mbrojtje, jemi më të lirshëm të sulmojmë, pasi jemi më të mbuluar mbrapa.

Sa i përket të ardhmes nuk dua të mendoj, pasi jam i përqendruar te Vllaznia. Do të më pëlqente një eksperiencë jashtë vendit, por në Shqipëri preferoj Vllazninë. Një transferim në kryeqytet? Nuk e di…”, deklaroi Hakaj.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency