Halilaj: Kukësi i fortë, por nuk dalim pa pikë
Kjo do të jetë një sfidë brenda sfidës edhe për portierin e Kamzës, Argent Halilaj i cili dikur ka qenë pjesë e veri-lindorëve. Gardiani është i vetëdijshëm për forcën e kundërshtarit, por objektivi është i qartë ndaj kampionëve në fuqi nevojitet pikët.
“Natyrisht që Kukësi është një skuadër mjaft e fortë, që luan për titull, por ne jemi të vetëdijshëm edhe për forcën tonë dhe jemi të gatshëm të japim maksimumin, për të mos dalë pa pikë nga kjo sfidë”, tha portieri i Kamzës.
Halilaj është optimist për sa i përket fazës së dytë. Ai beson fort se skuadra i ka të gjitha kapacitetet të ruaj ecurinë pozitive në kampionat dhe kjo ecurinë pozitive për të duhet të nisë që nga takimi ndaj Kukësit.
“Ne kemi punuar mjaft mirë edhe këto ditë dhe besoj se jemi gati që të ruajmë ecurinë pozitive. Kemi një grup me futbollistë me eksperiencë, por edhe të rinj që duan të afirmohen dhe jam i bindur që do të vijojmë të bëjmë mirë”, tha Halilaj.



