Kategoria Superiore

Halili: Mobilizim total në derbi, Tiranës i duhet më shumë fitorja

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, ishte i ftuar në “Zona Gol” në Supersport, për të folur për ecurinë e bardhebluve në këtë sezon. Ai tha se 24 herë kampionët e Shqipërisë duhet të sigurojnë sa më parë mbijetesën.

“Futbollistët i kemi futur pak në trysni në ndeshjen ndaj Luftëtarit, por, në fund të fundit, duhet pak. E kemi çuar veten në këtë ditë sa të luftojmë për mbijetesë. Emocionet janë të mëdha. Kam qenë shumë i shqetësuar. Shumë goditje kemi marrë, por duhet të rrime të qetë. Duhet të punojmë. E kanë futbollistët në dorë, duhet të shpëtojmë. Nuk ka më kohë për të gabuar dhe për të pritur. Duhet të punojmë shumë në të ardhmen, për ta çuar skuadrën në nivelet ku ka qenë gjithmonë”.

Derbi ndaj Partizanin: “Duhet t’i marrim ndeshjet me radhë. Kemi bërë goxha punë dhe në Kupë. Ka qenë një lodhje e madhe dhe nuk duhet ta humbim vëmendjen. Radha është e Kupës. Të përqendrohemi me dinjitet. Në ndeshjen me Partizanit, futbollistët nuk kanë nevojë për motivim. Bëhet 10 herë më e rëndësishme sepse, ne na duhen edhe pikët. Futbollistët duan ta luajnë të gjithë derbin dhe stadiumi mbushet plot. Ndaj Partizanit do të jetë një mobilizim më i madh për vetë faktin se na duhen pikën. Ne e kemi shumë më shumë të domosdoshme, sepse jemi në gjendje jo shumë të mirë.

Nostalgji për Elis Bakajn? I uroj të jetë mirë. Kemi kontakte. Kemi folur rrallë dhe shumë mall. E di që do ishte mirë që ai të ishte pjesë e Tiranës. Këto janë fatet apo marrëveshjet që kemi bërë. Ka qenë njeriu që më ka mbetur në kujtesë. Është një futbollist me të cilin marrëveshja për të firmosur kontratën nuk ka zgjatur më shumë se 5 minuta. E vlerësoj.

Merkato: Kemi nënshkru0ar me 4 futbollistë shumë të rëndësishëm në Shqipëri. Nuk dua t’i bëj publik për momentin emrat. Do bëjmë të pamundurën që të shkojmë në nivele ku ka qenë klubi në të kaluarën. Nëse do të vijë edhe aksionari i ri, këto gjërat do të bëhen edhe më shpejt se 31 dhjetori. Të gjitha të ardhurat do t’i fusim në punë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency