Kategoria Superiore

Hallaçi: Kemi investuar për titull, me Valdet Ramën…

Rrahman Hallaçi anashkalon statistikat me Flamurtarit, edhe rezultatet në dy ndeshjet e fundit, duke kujtuar se investimi i presidentit Gjici është i tillë që kërkon gjithmonë objektiva maksimalë.

Flamurtari, ekip serioz: Në ndeshjen e fundit ndaj Teutës skuadra vlonjate tregoi seriozitet në lojë. Ne e vlerësojmë shumë këtë ekip, por do të bëjmë gjithçka për ta fituar këtë përballje, ashtu sikur bëjmë për të gjitha ndeshjet.

Statistikat: Nuk na interesojnë statistikat e përballjeve me Flamurtarin, pavarësisht se shifrat janë në favor të skuadrës sonë. Investimi në ekipin tonë është shumë i madh dhe kjo gjë na imponon të mendojmë fitoren e çdo ndeshje.

Merkatoja: Në limitet e merkatos kemi bërë disa afrime mjaft cilësore në skuadër. Mendoj se konkurrenca do të rritet, sidomos pas ardhjes të një futbollisti si Valdet Rama. Për të fituar titullin Kampion, objektiv i cili synohet çdo sezon futbollistik tek ekipi ynë, nevojiten një numër i konsiderueshëm futbollistësh cilësorë.

S’ka çështje “Reginaldo”: Sulmuesi pësoi një dëmtim të lehtë gjatë seancës stërvitore përpara sfidës me Laçin. Për këtë arsye, pas ekzaminimeve të stafit mjekësor, nuk u grumbullua në sfidën ndaj kurbinasve.  Pas disa ndërhyrjeve mjekësore u rikuperua dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen përballë Flamurtarit.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency